Pjesëtarët e Këshillit të Evropës u njoftuan nga KNSH për sfidat dhe çështjet ende të pazgjidhura të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sot, anëtarët e Komitetit Këshilldhënës të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave nacionale të Këshillit të Evropës të përbërë nga znj. Edita Ziobiene, znj. Marie Hagsgard, z. Petter Wille, z.Jean-Etienne Kautzmann vizituan Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Gjatë takimit pjesëtarët e Këshillit të Evropës u njoftuan nga kryetari Ragmi Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij për sfidat dhe çështjet ende të pazgjidhura të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Çështje si, pasivizimi i popullsise, mospërfshirja e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore,problemet në arsim si mungesa e librave, mospërfillja e marrëveshjeve të mëhershme në mes të liderëve shqiptar dhe shtetit serb ishin tema të cilat u shtjelluan në këtë takim.