Bota

Piloti bëri një gafë/ Zbardhet ngjarja që alarmoi Holandën

Një lajm u përhap me shpejtësi në mbrëmje në redaksitë europiane dhe përfundoi si kryelajm: Një avion mund të jetë marrë peng në Holandë.

Forca të shumta sigurie zbarkuan në një prej aeroporteve më të mëdhenj në Europë, në Schiphol të Amsterdamit.

Helikopterë nisën të fluturojnë mbi kokat e njerëzve, kurse rrjeti ‘u thye’ nga mesazhet e shumta të komentuesve të shqetësuar.

Por e gjitha rezulton një gafë trashanike.

Alarmin për pengmarrjen e kishte dhënë piloti i një avioni të Air Europa, që do fluturonte drejt Madridit.

Në fakt piloti po i shpjegonte një ndihmësi se për çfarë shërbejnë butonat në kabinë. Pa dashje ai shtypi njërin prej tyre duke aktivuar kodin e pengmarrjes.

Kompania e konfirmoi gafën e rëndë. “Na vjen keq,” thanë ata.

Shumë zhurmë për asgjë.