Petrovic selam Vucicit: Nuk ka njeri që më detyron të kem konflikt me shqiptarët
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i partisë serbe SLS, në një konferencë për media ka treguar detajet e sulmit të sotëm që ndodhi ndaj tij.
Petroviq ka deklaruar se sulmi ndaj tij nuk ishte i rastit dhe se nuk ndihet i frikësuar por se akti i tillë përbën shqetësim për të, familjen e miqtë e tij.
“Policia me siguri ka dosje për atë person, por edhe ju mund ta vërtetoni përmes rrjeteve sociale se për çfarë njeriu është fjala. Para një ore isha në lokal ku ishte ai me një person tjetër, ku filloi të gjuajë fjalë, më ofendoi dhe më shau. Unë u afrova tek tavolina dhe e pyeta për çfarë është fjala. Ai e pat një shishe të xhamit në dorë dhe tha: ‘Tash do të godasë dhe ta thyej qafën’. Personi tjetër u çua u ngrit për të qëruar hesapet me mua në mënyrë fizike dhe në atë mënyrë telefoni ra dhe e mora atë, e thirra Policinë, dhe deri sa erdhi Policia e thirri dikë në telefon dhe më kërcënoi. E thirri edhe deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq. Kur erdhi policia e mori deklaratën e tij dhe e shoqëruan në stacionin policor dhe kjo që ua thash juve, do ta them edhe në deklaratën time”, tregon Petroviq, shkruan Kosovapress.
Deputeti Petroviq tha se nuk ka politikë e as kryetar ë mund t’a detyrojë atë dhe kolegët e tij partiak që ta ndryshojnë politikën e tyre dhe se ‘nuk ka njeri që mund të më detyrojë të kem konflikt me fqinjët e mi, që të rrihemi apo të luftojmë dhe se një politikë e atillë ka shkaktuar me qindra e mijëra viktima e njerëz që kanë mbet pa kulm në kokë’.
Petroviq ka dhënë edhe një mesazh për porositësit e këtij sulmi.
“Partia Liberale Serbe është partia serbe që e ka stazhin më të gjatë në Kosovën e pasluftës dhe është parti që pas vetes rezultate. Për ne ekzistojnë dy lloje të njerëzve, të mirët dhe të këqij”, tha ai.
Në fund të konferencës Petroviq ka siguruar komunitetin serb se do të angazhohet për një jetë të mirë për ta.
Ndërsa tha se më e keqja është se ata po ndahen të frikësuar nga ata që do të duhej t’i mbronin.
“Do të angazhohem për jetë më të mirë të serbëve këtu. E di se jeni të frikësuar qe një kohë të gjatë dhe e keqja është se jeni të frikësuar nga ata që do të duhej t të ju mbronin. Por pa marrë parasysh ne do të luftojmë për vlera dhe do të promovojmë gjithçka që është e mirë”, u shpreh ai.