Lajme

Petkoviq: Sot Kurti e Sveçla treguan se duan konflikt 

Drejtori i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit tha se Kosova është e gatshme ta zbatojë vendimin për targat që nga 1 shtatori.

Petkoviq përmes një cicërime në Twitter tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla po duan konflikte.

Sipas tij, Kurti e Sveçla nuk janë të interesuar për marrëveshje.

“Sot@albinkurtidhe@XSvecla treguan se duan konflikte! Ata absolutisht nuk janë të interesuar për marrëveshje. Serbët në Kosovë nuk do të jenë kurrë të huaj dhe as tabelat KM nuk janë të paligjshme. Veprimet e Kurtit dhe Svećlja-s janë të paligjshme dhe populli serb nuk do t’i lejojë ato. Shantazhi kriminal nga Prishtina nuk do të kalojë”, shkroi Petkoviq.