Maqedoni

Pesë të vdekur pas aksidentit në autostradën Shkup – Tetovë

Siç po raportohet jo zyrtarisht nga mediat e Maqedonisë, ka arritur në pesë numri i viktimave, pas aksidentit të të rëndë me autobus në autostradën Shkup – Tetovë.

Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu si dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, janë duke shkuar në vendin e ngjarjes, njofton AlsatM.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit.

Po ashtu, mjete të rënda janë sjellë në vendngjarje për të mundësuar që të lëvizin autobusin.

Autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, pas pikë pagesës së parë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë shkuar në vendngjarje nga ku po ndihmohen nga kalimtarët e rastit dhe banorët për rreth, për të nxjerrë nga autobusi udhëtarët të cilët kanë ngelur brenda, dyshohet edhe për të vdekur.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës, me ç’rast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.