Maqedoni

Pesë të vdekur e 102 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Pesë persona kanë vdekur në Maqedoni të Veriut si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 102 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1356 testime, ku 102 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 99 persona.

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar në përgjithësi 10.315 raste me COVID-19, 471 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 5663 persona, ndërsa janë 4181 raste aktive.