Bota

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Gaza

Sulmet me raketa ndaj Izraelit nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës u shtrinë sot në veri, ndërsa Izraeli goditi territorin e vogël bregdetar me sulme ajrore.

“Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në qytetin bregdetar izraelit Ashdod, rreth 40 kilometra në jug të Tel Aviv”, tha ushtria izraelite.

Më shumë se 100 raketa u qëlluan në Ashkelon, në një lëvizje që synonte me sa duket mbingarkimin e sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit dhe për ta çaktivizuar atë.

“Në përgjithësi, deri më tani, 300 raketa janë qëlluar në drejtim të Izraelit në 18 orët e fundit”, shkruan Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në Tëitter.

Ndërkohë, një zëdhënës i IDF njoftoi se Izraeli kishte qëlluar rreth 130 raketa në objektiva në Rripin e Gazës, duke vrarë rreth 15 anëtarë të Hamasit dhe grupit Islamik të Xhihadit.

Dhuna, që filloi të hënën vonë pas javësh të tëra të rritjes së tensioneve, është më e keqja që rajoni i paqëndrueshëm ka përjetuar në vite.