Lajme

Përsëri protesta pranë Qeverisë në Beograd

Protesta përpara qeverisë së Serbisë, Vuçiqit i jepet afat deri për Krishtlindje

Qindra protestues u mblodhën përpara ndërtesës së qeverisë së Serbisë në Beograd, në shenjë proteste kundër kompanisë Rio Tinto, e cila parashihet të hapë një minierë litiumi në Jadër.

Mediumi Danas raporton se në protestë u panë pankarta “Stop investitorëve, të shpëtojmë natyrën”.

Pjesëmarrës të kësaj proteste, sipas mediumit serb ishin edhe aktorë e udhëheqës të universiteteve prestigjioze në Serbi.