Lajme

Përsëri pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sërish në mëngjesin e së mërkurës në pikë-kalimin kufitar Merdare ka pritje të gjatë, në hyrje nga 90-120 minuta, ndërsa në dalje nga 120-160 min.

Pritje ka edhe në pikëkalimin Dheu i Bardhë, në hyrje/dalje 45-60 minuta.

Në pikë-kalimet tjera kufitare pritjet janë deri në 15 minuta.