Bota

Përsëri mposhtet Erdogan: Stambollin e rifiton kandidati i opozitës, Imamoglu

Kandidati opozitar i CHP-së, Ekrem Imamoglu i ka fituar zgjedhjet e përsëritura për qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, kështu duke mposhtur kandidatin e partisë së presidentit të Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, shkruan Gazeta Metro.


Sipas të dhënave të agjencisë shtetërore turke, AA nga 95 % të votave të numëruara, Imamoglu ka fituar 53.71 % të votave, kurse kandidati i Erdoganit, Binali Yildirim 45.38 %.

“Kundërshtari im po udhëheq. E përgëzoj”, ka thënë Yildirim në një konferencë shtypi.

Partia e Erdoganit, AK e ka humbur edhe Ankaranë, dhe humbja e Stambollit është një tjetër goditje për regjimin e presidentit turk.

Duke klikuar në këtë LINK ju mund t’i ndjekni LIVE rezultatet në Stamboll.