Bota

Përplasje Turqi-SHBA për kurdët/ Turqia: Nuk luftojmë kundër kurdëve, por kundër terroristëve

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se lufta e Turqisë në rajon nuk është kundër kurdëve, por kundër “terroristëve të PKK/YPG-së” dhe ISIS-it, duke e kthyer prapa idenë e gabuar të SHBA-ve.

“Lufta e Forcave të Armatosura Turke (TSK) nuk është kundër vëllezërve tanë kurdë me të cilët kemi ndarë gjeografinë e njëjtë dhe të njëjtën bukë për shekuj me radhë. Lufta jonë në rajon është kundër terroristëve të PKK/YPG-së dhe ISIS-it që kërcënojnë të gjitha grupet etnike dhe fetare, veçanërisht vëllezërit tanë kurdë, arabë dhe turkmenë”, deklaroi Akar për AA.

Komentet e ministrit Akar vijnë një ditë pasi këshilltari i sigurimit kombëtar i SHBA-ve, John Bolton, tha se SHBA-të nuk do të tërheqin trupat nga Siria verilindore, përveç nëse qeveria turke garanton se nuk do të sulmojë luftëtarët kurdë, duke iu referuar grupit YPG.