Bota

Përmbytje dhe tornado në SHBA, gjashtë persona të vdekur (VIDEO)

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur Oklahoma City në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm në harkun e 30 minutave në pjesën perëndimore të qytetit kanë rënë afro 9.8 centimetra shi.

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur Oklahoma City në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm në harkun e 30 minutave në pjesën perëndimore të qytetit kanë rënë afro 9.8 centimetra shi. Ekipet e zjarrfikësve kanë raportuar se qindra makina u bllokuan në vende të ndryshme si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

Video https://youtu.be/2DtlFUUlHeQ

Oklahoma City po përjeton një situate të keqe moti si pasojë e së cilës kanë gjetur vdekjen të paktën gjashtë njerëz, dy prej të cilëve të goditur nga një tornado që u përplas në El Reno, duke shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Arkansas dhe përmbytjen e zonës së banuar të Tulsa.

E vështirë paraqitet gjendja dhe në Baton Rouge, në Luiziana, ku ekipet e shpëtimit kanë ndihmuar mjaftë njerëz të rrezikuar seriozisht nga përmbytjet. Sezoni i stuhive të Atlantikut ka derivuar tornado, përmbytje dhe zjarre, ka shkatërruar shtëpi e deri komunitete të tëra.