Bota

Politika e jashtme mes Kosovës dhe Serbisë – nervozohet Rusia

Moska shprehu shqetësimin sot për marrëveshjet e nënshkruara kohët e fundit nga Shqipëria dhe Kosova për një politikë të jashtme të përbashkët.

“Hapat provokues të Tiranës dhe Prishtinës, të cilat janë në përputhje me konceptin e Shqipërisë së Madhe, shkaktojnë shqetësim serioz”, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë, përcjell ksp.

Ministria thekson se SHBA-ja dhe BE-ja kanë zgjedhur të mos reagojnë ndaj hapave të tillë, të cilët sipas kësaj Ministrie janë të dëmshme për rajonin.

Ministria e Jashtme ruse shton se ky veprim nga Tirana dhe Prishtina nuk është aksidental.

“Ata kanë bërë deklarata të de-fakto për bashkim që disa vjet. Një politikë e tillë e autoriteteve shqiptare dhe kosovare është në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pengon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE dhe minon stabilitetin në Ballkan”, përfundon deklarata.