Lajme

KOMUNALIA: PROBLEMI I MBETURINAVE NË RRUGË QËNDRON NË NDEZJEN DHE MUNGESËN E KONTEJNERËVE

Ndërmarrja publike Komunalia do të përpiqet të blejë së paku 20 kontejnerë të rinj, të cilët së paku do të zgjidhin disi problemin e mbeturinave në rrugët e Bujanocit.

Siç tha Ilir Taipi, drejtori teknik i kësaj kompanie, çmimi i një kontenieri të ri është rreth 45,000 dinarë.

“Unë do të flas me drejtorine përgjithshëm që disi të sigurojë paratë për këtë blerje. Ekziston një problem me mbeturinat në disa vende të qytetit, të cilat unë jam i sigurt, do të lehtësohen duke vendosur kontejnerë shtesë “, pohon Taipi.

Sipas tij, “pikat e zeza” janë dy rrugë pranë parkut të qytetit, hyrja në qytet tek Moteli, qendra tek pompa e benzinit, qendra pas ndërtesës së banimit dhe disa vende në rrugën kryesore.

Në këto vende, thotë Taipi, disa kontejnerë mungojnë, përveç atyre ekzistuese.

Ai shton se gjatë muajve të dimrit në qytet u dogjën pesë kontenierë, të cilët përkeqësuan problemet serioze të mbeturinave:

“Qytetarët e pandërgjegjshëm hedhin hirin nga kaldaja dhe shporetat, dhe aty me siguri që ka edhe zjarrë i cili lehtë ndez mbeturinat dhe shkatërron kontejnerët,” thotë Taipi.

Ai shton se Komunalia ka 6 kamionë të mbeturinave, prej të cilave 4 aktualisht janë në funskion.  Njëri është në pritje të regjistrimit dhe i dyti po bëhet remont në këtë moment, por edhe me këta 4 do të jenë të mjaftueshëm për të përfunduar punën.