Përfundon takimi 5 orësh mes Ambasadorit Boçka dhe përfaqësuesve politik të Luginës
Siç ka mësuar Ministria Lajmeve para pak çastesh ka përfunduar takimi mes ambasadorit të Shqipërisë në Beograd Ilir Boçkas dhe liderëve politik të partive shqiptare që do të jenë pjesmarrëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Takimi i cili kishte filluar nga ora 21:00 në mbrëmjen e kaluar, në sallën për konferenca në objektin e komunës së Preshevës zgjati rreth 5 orë debate dhe diskutime.
“Altermativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” e pëbërë nga PVD, APN, PD, LRPDSH dhe LPD, s’bashku me ambasadorin shqiptar, arritën të dakordohen për pikat kyçe të këtij takimi, që ishin përbërja e listës zgjedhore dhe shpërndarja proporcionale e mjeteve financiare për listën pas zgjedhjeve.