Përfitimet shëndetësore nga agjërimi
Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të gjitha ushqimeve ose pijeve kalorike, për arsye terapeutike, shpirtërore ose politike. Së pari, agjërimi është po aq i vjetër sa vetë historia, tregojnë studiuesit. Në ditët parahistorike, paraardhësit tanë ushqeheshin kur kishte ushqim dhe agjëronin kur nuk kishte. Kjo ishte një mënyrë mbijetese efikase.
Agjërimi është sot pjesë e kremtimeve të ndryshme fetare, duke filluar nga feja muslimane, hebraike, e krishtere dhe ajo ortodokse. Besimtarët e këtyre feve agjërojnë për një total prej 180-200 ditësh çdo vit. Në mjekësi, agjërimi është gjithashtu pjesë e përgatitjes së operacionit.
Nëse jeni duke iu nënshtruar një operacioni ose ndonjë lloj procedure që përfshin anestezinë, do t’ju kërkohet të agjëroni, për të shmangur të përzierat dhe për t’u siguruar që asnjë ushqim ose lëng nuk futet në mushkëri. Çdo lloj forme e agjërimit ka listën e vet të përfitimeve dhe rreziqeve që duhet të merren parasysh me kujdes bazuar në statusin dhe qëllimet tuaja kryesore shëndetësore, shkruan Agroweb.
Agjërimi mund të nxisë djegien e dhjamit
Kur agjëroni, trupi juaj konsumon glukozën e ruajtur në mëlçi për energji dhe pikërisht atëherë filloni të digjni yndyrën. Kjo quhet ketosis dhe mund të çojë në humbje peshe.
Mund të sigurojë qartësi mendore
Një studim, tregoi se agjërimi mund të përmirësojë kujtesën verbale tek njerëzit e rritur. Ky studim ende vazhdon për të kuptuar më mirë mënyrën se si kjo gjë funksionin.
Ndikon tek Cilësia e gjakut
Agjërimi mund të ndihmojnë në përmirësimin e kolesterolit, presionit të gjakut, niveleve të sheqerit në gjak ose glukozës, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe problemeve të tjera shëndetësore.