Përfaqësuesit e pushtetit lokal takim me Ministrin e Bujqësisë në Beograd/ Kërkesë për regullimin e ujësjellësit në fshatin Norçë
Kryetarja e Komunës Ardita Sinani dhe kryetari i Kuvendit Agim Sabedini takim në ministri në Beograd me kërkesë konkrete: Rregullimi i ujësjellësit në fshatin Norçë
Uji–prioritet për ne
Pas vizitës në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë, ku në fokus ishte ndërrimi i gypave të azbestit dhe rrjetit të ujit në Preshevë, si dhe pas vizitës në Ambasadën e Shqipërisë, vijova me takim pune në Ministrinë e Bujqësisë me ministrin Prof. Dr. Dragan Glamoçić.
Në këtë takim paraqita projektin e ujësjellësit për fshatin Norçë-një ndër nevojat më urgjente për banorët e kësaj zone rurale.
Diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin në fushat që ndërlidhen me zhvillimin bujqësor, edukimin profesional të bujqve, përfshirjen në fondet IPARD dhe investimet në infrastrukturën që ndihmon drejtpërdrejt prodhuesit lokalë.
Zhvillimi rural dhe sigurimi i ujit të pijshëm të qëndrueshëm mbeten prioritete të palëkundura për Komunën e Preshevës.