Përfaqësuesit e Ambasadës Britanike u priten sot nga kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani
Njoftimi i plotë i Sinanit:
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në kabinetin tim përfaqësuesit e Ambasadës Britanike 🇬🇧 dhe organizatës Gradjanske Inicijative. Një takim i frytshëm ku diskutuam mbi shumë çështje të rëndësishme për komunitetin tonë dhe të ardhmen e rinisë! 🙌
Në takim morën pjesë:
🔹 Jack Watson – Sekretar i Dytë (Politik)
🔹 Stephanie Shillinglaw – Drejtuese e Programeve
🔹 Uros Mamic – Zyrtar i Programit Rajonal
🔹 Maja Stojanovic – Drejtoreshë Ekzekutive, Nismat Qytetare
Diskutuam për Programin e Ambasades Britanike, i cili synon të ofrojë mundësi praktike për të rinjtë në institucione që veprojnë në Beograd dhe në ato lokale 🏢. Gjithashtu, i informova për sfidat që përballen të rinjtë tanë:
- Të drejtat e njeriut 🤝
- Lëvizja e lirë 🚶♂️
- Papunësia 📉
- Pasivizimi i adresave 📑
- Problemi i njohjes së diplomave nga Kosova 🎓
- Diskriminimi në punësim në institucionet shtetërore 🚫
Përfaqësuesit e Ambasadës Britanike shprehën interes të madh për situatën në Preshevë dhe paralajmëruan vizitën e ardhshme të ambasadorit të Britanisë në komunën tonë! 🎉
Një hap përpara për t’u bashkuar në përpjekjet për një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë dhe për komunitetin e Preshevës! ✨
#Bashkëpunim #Edukimi #Rinia #Presheva