Lajme

Për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj shkruajnë edhe mediat e huaja

Për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj kanë shkruar edhe mediat gjermane.

Portali Focus.de përmes një artikulli ka treguar ngjarjen e raportuar nga mediat në Kosovë për vrasjen e 18-vjeçares nga i dashuri i saj, me të cilin dyshohet se ishte e martuar.

Mediat shkruajnë se në Ferizaj, dy burra kanë lënë viktimën në urgjencën e spitalit dhe më pas kanë ikur me një audi me targa zvicerane.

“Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj dhe sipas zyrës së prokurorit publik, viktima ishte abuzuar fizikisht dhe ka vdekur si pasojë e plagëve të marra. Policia po heton me presion të lartë. Duke përdorur kamerat e vëzhgimit të spitalit, oficerët ishin në gjendje të identifikonin vendin e krimit dhe të dyshuarit. Me sa duket akti ka ndodhur në një ndërtesë banimi në Ferizaj. Njëri nga dy burrat (32) është arrestuar që atëherë. I dyshuari i dytë (28) po vazhdon të kërkohet. Pikat kufitare të vendit të vogël kontrollohen, popullatës i kërkohet informacion”, thuhet në artikull.