Bota

Për herë të parë pas 73 vitesh, Gjermania merr këtë vendim për shkak të pandemisë

Festa popullore e birrës, që organizohet çdo vit në landin gjerman të Bavarisë është anuluar. Festimet janë pezulluar me urdhër të autoriteteve për shkak të pandemisë së Covid-19.

Për herë të parë pas 73 vitesh, festa tradicionale e birrës që zhvillohet çdo vit në Bavari është anuluar.

Shkak është bërë situata me Covid 19, çka ka detyruar autoritetet që të shmangin grumbullimet, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Na dhemb, dhe është për të ardhur shumë keq. Por rreziku i infektimit do të ishte shumë i madh. Sepse në këtë festë vijnë vizitorë nga e gjithë bota për të festuar në tendat e ngritura e që janë të mbushura plot me njerëz. E masat kufizuese dhe distanca sociale sikur nuk shkojnë me atmosferën tipike të kësaj feste tradicionale” tha kryeministri bavarez, Markus Söder.

Kjo festë që është shumë e rendësishme vetëm për bavarezët, organizohet nga shtatori deri në tetor. Çdo vit kjo festë popullore tërheq deri në 6 milionë vizitorë nga e gjithë bota.

Turizmi në të gjithë botën është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia.

Shumë aktivitete janë anuluar, ndërsa pikëpyetje të mëdha shoqërojnë të ardhmen.