Pentagoni publikon zyrtarisht video të UFO-ve
Pentagoni ka publikuar zyrtarisht tre video të shkurtra që tregojnë “fenomene ajrore të paidentifikuara” që më parë ishin publikuar nga një kompani private.
Videot tregojnë ato që duket se janë objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi ndërsa regjistrohen nga kamerat me infra të kuqe. Dy nga videot përmbajnë anëtarët e shërbimit që reagojnë me frikë se sa shpejt lëvizin objektet. Një zë spekulon se mund të jetë një drone.
Marina më parë pranoi vërtetësinë e videove në shtator të vitit të kaluar. Ata po i publikojnë zyrtarisht tani, “në mënyrë që të sqarojnë çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar ishin të vërteta, apo nëse ka apo jo më shumë në video”, citon CNN zëdhënësin e Pentagonit Sue Gough.
“Pas një rishikimi të plotë, departamenti ka përcaktuar që lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi apo sistem sensitiv”, tha Gough në një deklaratë, “dhe nuk imponon asnjë hetim të mëvonshëm të ndërhyrjeve ushtarake të hapësirës ajrore nga fenomene ajrore të paidentifikuar “.
Marina tani ka udhëzime zyrtare për mënyrën sesi pilotët e saj mund të raportojnë kur besojnë se kanë parë UFO të mundshëm.
Videot u publikuan për herë të parë midis Dhjetorit 2017 dhe Mars 2018 nga To The Stars Academy of Arts & Sciences, një kompani e bashkëthemeluar nga ish-muzikanti Blink-182 Tom DeLonge që thotë se studion informacione rreth fenomeneve ajrore të panjohura.
Në vitin 2017, një nga pilotët që pa një nga objektet e paidentifikuar në vitin 2004 i tha CNN se ajo lëvizi në mënyra që ai nuk mund ta shpjegonte.
“Ndërsa u afrova me të … ajo u përshpejtua me shpejtësi në jug, dhe u zhduk në më pak se dy sekonda,” tha piloti në pension i Marinës amerikane, David Fravor. “Kjo ishte jashtëzakonisht e papritur, si një top ping-pongu, duke kërcyer nga një mur.
Pentagoni ka studiuar më parë regjistrimet e përballjeve ajrore me objekte të panjohura, si pjesë e një programi të klasifikuar të mbyllur që u nis me urdhër të ish-senatorit Harry Reid nga Nevada. Programi u lançua në vitin 2007 dhe përfundoi në vitin 2012, sipas Pentagonit, sepse ata vlerësuan se kishte përparësi më të larta që kishin nevojë për fonde.
Sidoqoftë, Luis Elizondo, ish-drejtuesi i programit të klasifikuar, i tha CNN në 2017 se ai personalisht beson se “ka prova shumë bindëse që ne mund të mos jemi vetëm”.
“Këto avionë – do t’i quajmë avionë – po shfaqin karakteristika që aktualisht nuk janë brenda inventarit të SHBA dhe as në ndonjë inventar të huaj për të cilin ne jemi të vetëdijshëm”, tha Elizondo për objektet që ata hulumtuan. Ai thotë se dha dorëheqjen nga Departamenti i Mbrojtjes në 2017 si protestë për sekretin që rrethon programin dhe kundërshtimin e brendshëm për financimin e tij.
Reid shkroi në Tëitter të hënën se ishte “i lumtur” që Pentagoni lëshoi zyrtarisht videot, por që “kjo vetëm gërvisht sipërfaqen e hulumtimeve dhe materialeve të disponueshme. SHBA duhet të marrë një vështrim serioz, shkencor në këtë dhe çdo implikim të mundshëm të sigurisë kombëtare”.
Disa anëtarë të tjerë të Kongresit janë gjithashtu të interesuar për këtë çështje, pasi disa senatorë morën në një konferencë të klasifikuar nga zyrtarë të marinës dëshmi për avionë të paidentifikuar verën e kaluar./ opinion.al