Maqedoni

Pendarovski: Shqiptarët e Maqedonisë i meritojnë të gjitha të drejtat

Kandidati për president i dy partive në pushtet në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se duke iu dhënë më shumë të drejta qytetarëve mundet vetëm të përfitosh.


“Nuk mendoj se është i domosdoshëm regjistrimi i popullësisë, nga aspekti i atyre që e kërkojnë zëshëm, disa nga politikanët. Sipas meje, ajo është një tezë nebuloze të shihet nëse shqiptarët janë me të vërtetë 20 për qind, dhe a iu takojnë gjitha të drejtat që iu kemi dhënë, ndërsa ata thonë se iu janë dhënë sipas marrëveshjes kornizë. Në pyetjen në një tribunë se nëse shqiptarët nesër në ndonjë regjistrim të ardhshëm dalin se janë nën 20 përqind, a duhet të iu merren të drejtat, ju thash se në demokraci vetëm krijohen të drejta për të gjithë, nuk iu merren. Nuk mendoj se shqiptarët janë nën 20 për qind, njejtë siç di se maqedonasit nuk janë 64 për qind sipas atij nënshkrimi që kemi pasur më herët.”, është shprehur Pendarovski.

Stevo Pendarovski është kandidauar nga LSDM dhe BDI si kandidat konsensual