Lajme

PDK, LDK dhe VV kanë afat për aplikim në KQZ deri më 6 shtator

Tri partitë e mëdha politike PDK, LDK dhe VV, që dje nnuk dorëzuan koalicione parazgjedhore, deri në ora 00:00, por subjektet politike dhe personat e pavarur, këtë mund ta bëjnë deri më 6 shtator.


KQZ ka caktuar si afat zyrtar të aplikimit për regjistrim të subjekteve politike dhe individëve për zgjedhjet e tetorit, afatin kohor 27 gusht deri më 6 shtator.

LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pushuar së zhvilluari takime në mbrëmje për të negociuar rreth marrëveshjes parazgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar nga zyra për media e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuku. Ai është përgjigjur me “Jo”, në pyetjen nëse kanë vazhduar takimet në mbrëmje.

Pa aplikuar në KQZ janë ende: PDK’ja, LDK’ja dhe Lëvizja Vetëvendosje