PDK kërkon kthimin e “mandatit të vjedhur” nga Adelina Grainca
Aktivistët e rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës po kërkojnë që deputetja Adelina Grainca, e cila dje kaloi nga PDK-ja në Vetëvendosje, ta dorëzojë mandatin e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nëpërmjet postimeve në Facebook ata kanë kërkuar dorëheqjen e deputetes nga Grainca, sepse vlerësojnë se ajo është votuar nga elektorati i PDK-së për ta përfaqësuar këtë parti, e jo për ta shpërdoruar besimin e marrë për motive të ulëta. Në zgjedhjet e 14 shkurtit Grainca ka marrë 7158 vota.
Aktivistët e PDK-së thonë se Adelina Grainca paturpësisht ka abuzuar me votat e marra në emër të PDK-së dhe e ka vjedhur mandatin e deputetes
Ja disa nga reagimet e tyre:
“Ky mandat është mandat i vjedhur, andaj dorëheqja e saj si deputete është obligim moral ndaj çdo vote që i është dhënë. Nuk mund të jesh në VV me vota të PDK’së. Prandaj DORËHIQU!”
“Adelina Grainca paturpesisht ka vjedhur besimin e 7158 votuesve te PDK-se. Kjo keshtu nuk shkon, nuk mund te jesh e ulur prane Albin Kurtit, me votat e marra ne emrin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.”
“Adelina Grainca me veprimin e saj ka keqpërdorur vullnetin, besimin dhe votimin e antarësisë së PDK-së, andaj duhet të dorëhiqet nga përfaqësimi politik në Kuvendin e Kosovës.”
“Nuk është aspak e vërtetë se PDK-ja nuk i përkrah të rinjtë. Madje është ndër partitë e vetme ku rinia vlerësohet e nuk shfrytëzohet. Në partinë tonë mund të mos e ketë gjetur hapësirën për biznese por kurrsesi mungesën e përkrahjes si politikane e re. Shumica e ministrave, deputetëve e pjesës tjetër të stafit gjithmonë kanë qenë të rinj.”