PD nënshkroi marrëveshjen në Tiranë për ADSH “Lugina e Bashkuar”
Në një deklaratë në Facebook, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri të ditur se Marrëveshjes “Për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë” së nënshkruar nga Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, sot i është bashkuar edhe Partia Demokratike.
Kryediplomati Cakaj priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike , Nagip Arifi i cili në përfundim të takimit nënshkroi edhe marrëveshjen.
“Sot marrëveshjes së unitetit politik të Luginës së Preshevës iu bashkua edhe Partia Demokratike. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, marrëveshjen e firmosi edhe kryetari i këtij subjekti, z. Nagip Arifi. Në takim nënvizuam edhe njëherë rëndësinë e patjetërsueshme të bashkimit politik e bashkëpunimit ndërpartiak në mbrojtje të interesave kombëtare e politikave zhvillimore në përgjithësi”, ka bërë të ditur Cakaj.
Gjatë bisedave vlerësua rëndësia e patjetërsueshme të bashkimit politik e bashkëpunimit ndërpartiak në mbrojtje të interesave kombëtare