Pas skandalit për “njohjen e Kosovës nga Xhamajka”, reagon presidenca, ia lë fajin ambasadores Çitaku
Pas demantimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Xhamajkës, se ky shtet nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, ka ardhur reagimi i presidencës, pasi që i pari që e dha lajmin për njohje ishte presidenti Thaçi, shkruan Gazeta Blic.
Në reagimin nga ana e presidencës së Kosovës, thuhet se presidenti Thaçi është njoftuar dje nga ambasadorja Vlora Çitaku, se Xhamajka ka njohur shtetin e Kosovës.
Aty thuhet se me të marrë konfirmimin nga ambasadorja Çitaku, presidenti Thaçi e ka bërë publike këtë gjë në rrjetin social tëitter.
Presidenca kërkon që për informata të tjera, lidhur me demantimin që Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, ia bërë lajmit për njohjen e Kosovës, të pyetet Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.