LajmeTë fundit

Pas SHBA’së, Gjermanisë e Francës: Edhe Rusia lojtari i ri në dialogun Kosovë-Serbi

Një format i ri i bisedimeve që do të fillon mes Beogradit dhe Prishtinës i cili do të hartohet tani më ndryshe dhe se do të ketë ‘lojtarët e rinj diplomatikë’, përfshirë këtu shtetet e fuqishme të botës.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë emëruar Matthew Palmer si emisar speciale për dialogun Kosovë-Serbi, me qëllim arritjen dhe përfundimin tanimë të një marrëveshje mes dy vendeve.

Por, pas SHBA’së edhe Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që ta kenë një përfaqësues të tyre, gjermanët kanë treguar se do t’i shkojnë prapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të emëruar një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, edhe Rusia pritet që të përfshihet në dialogun mes palës kosovare dhe serbe, kështu duke pasur edhe ata një përfaqësues të tyre, shkruan Gazeta Metro.

Tani pas këtyre ngjarjeve, në Serbi po kërkojnë përfshirjen e Rusisë dialog mes dy vendeve dhe po e shohin me plotë optimizëm se do të ketë dhe një emisar rus në bisedime.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie etnike i Serbisë, Dusan Janjic po thotë se një nga mundësitë është ‘krijimi i një sekretariati’ ku do të përfshinte edhe Rusinë.

Një nga mundësitë është krijimi i një sekretariati të posaçëm, i cili gjithashtu do të përfshijë Rusinë me përfaqësuesin e saj, që është diçka për të cilën është rënë dakord tani”, tha Janjic për Politiko, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Qeveria e re që do të formohet mbas zgjedhjeve të 6 tetorit do të jetë një Qeveri e cila do ta ketë si punë apo detyrë kryesore dialogun me Serbinë, pra arritjen dhe përfundimin e një marrëveshje finale me palën serbe./