Lajme

Pas Ramës, kreu i PD-së qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike dhe shefi i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha do të nisë të hënën një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti. Zyra e shtypit në PD bën me dije se, Basha do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës.

Takimi me krerët e shtetit të Kosovës do të nisë në orën 11:00 të paradites, ndërsa i pari që do ta presë kreun e PD-së është kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Agjenda e Bashës në vizitën dy ditore në Kosovë:

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti

Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi Vendi: Presidencë

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani

Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK

Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën

Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK

LDK

Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-s

Kryetari i Partisë Demokratike të martën do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Sipas zyrës së shtypit të PD-së, bëhet e ditur se Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Gjatë vizitës në Kosovë, shefi i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga Edi Paloka, nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish-Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH, Arben Çejku, ish ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje.
Kjo vizitë e Bashës vjen në një kohë aspak të mirë për Kosovën, pasi kreu i shtetit, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK, Kadri Veseli, janë akuzuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë për krimet lufte dhe krime kundër njerëzimit