Pas protestës, Basha merr vendimin për djegien e mandateve
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot se opozita do të vendosë djegien e mandateve të saj në Parlament.
Basha tha se e ka lexuar siç duhet mesazhin që i erdhi nga protesta. Ndaj ai tha se do t’i propozojë grupit parlamentar që të marrin vendimin për të djegur mandatet.
“Ne përballë nuk kemi një kryemnistër dhe parti politike, por një bandë. Ka ardhur në pushtet nëpërmjet bandave dhe për llogari të bandave. Ju siguroj që unë e kam kuptuar mesazhin tuaj, ai është i qartë, kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe derdhur. Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputetëve tanë”, tha ai.