Pas Mefail Shkodrës, policia shpallë në kërkim edhe dy djemtë e tij për vrasjen e trefishtë në Gjilan
Një vrasje e trefishtë ka ndodhur mesditën e së dielës në Gjilan.
Për këtë vrasje Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodrën.
Ata po dyshohen si autorët kryesor për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën tre persona, raporton IndeksOnline.
“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnine/