Lajme

Pas marrjes së vaksinës kineze, ja çfarë thotë Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori sot vaksinën kundër koronavirusit, trasnemton Kosova Post.

Pasi u vaksinua me vaksinën Sinofarm, Vuçiq ndau në rrejetin instagram eksperiencën e tij me vaksinën.

“Kam marrë vaksinën dhe ndihem mirë. Faleminderit punonjësve tanë të mrekullueshëm shëndetësorë për gjithçka që bëjnë për popullin tonë dhe Serbinë. Faleminderit vëllezërve tanë kinezë,” shkroi presidenti.

Tutje ka shkruar Vuçiq se është e domosdoshme që të vaksinohen në sa më shumë njerëz që ti kthehemi sa më shpejtë jetës normale.