Pas kufizimeve në Itali dhe Spanjë, Evropa më pranë karantinës
Me shpërthimin e rasteve te koronavirusit dhe përpjekjeve të cilat nuk po japin rezultatin e shpresuar në frenimin e tij, Evropa po i afrohet ndjeshëm një karantine tjetër.
Italia paraqiti kufizimet më të ashpra deri tani që prej heqjes së bllokimit në muajin maj dhe Spanja, e goditur rëndë gjatë valës së parë të pandemisë, vendosi shtetrrethimin gjatë natës në të gjithë vendin. Autoritetet lokale mund të ndalojnë edhe udhëtimin mes rajoneve, ndërsa kryeministri Petro Sanchez tha se ai do t’i kërkojë parlamentit të zgjasë afatin e rregullave të reja nga 15 ditë, në gjashtë muaj.
Në Itali, rritja e vazhdueshme e rasteve ka nisur të shkaktojë një tendosje të madhe në shërbimet shëndetësore të vendit, duke risjellë në kujtesë skena të përpara disa muajve. Baret dhe restorantet atje do të duhet të mbyllen deri në orën 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë. Kancelarja Angela Merkel mbledh sot me urgjencë taskën force-ne saj të krizave për të diskutuar hapat e ardhshëm që do të merren.
Qeveria çeke e pranoi se masat e marra së fundi nuk e kanë ndaluar numrin e infektimeve, ndaj po mendohet për hapa drastike. Rastet janë rritur në nivele rekord në mbarë kontinentin e vjetër, ku autoritetet po përballen në një njëjtin kohë edhe me një kundërshtim në rritje ndaj kufizimeve të lëvizjes