Pas Berlinit, Rama ekspozitë me piktura në Spanjë
Ekspozita “Work” (Puna) e cila vazhdon të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë Carlier Gebauer në Berlin, e kryeministrit Edi Rama, tashmë do të udhëtojë drejt Spanjës.
Ekspozita është pritur mirë nga media dhe kritika në Gjermani, që gjejnë tek kryeministri shqiptar artistin e angazhuar. Kuratori Hans Ulrich Obrist, është shprehur për punët e kryeministrit se, “arti nuk është i ndarë nga politika në punët e tij”. Por kjo ekspozitë së shpejti do të jetë në Cale Salorenco në Madrid, shkruan Gazeta Shqip.
“Rama nuk e sheh artin si një luks, por si një element thelbësor në një shoqëri funksionale, të cilën ai e përmbledh në mënyrë të drejtë në thënien e tij “kultura është infrastrukturë, nuk është sipërfaqe e thjeshtë” , shprehet Obrist.
Gjithë ekspozita ka lindur në momente pune, mbi tryezën e zyrës së tij, ku në fletë të takimeve zyrtare ai ka vizatuar imazhe që ravijëzojnë një realitet tjetër përtej politikës.