Pas aktit vandal tek murali në Bujanoc, reagon Shqiprim Musliu
Gjatë ditës së sotme në qytetin e Bujanocit ka ndodhur një akt vandalizmi nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë dëmtuar muralin e punuar nga artisti preshevarë si shenjë faleminderimi për Kosovën dhe Shqipërinë, transmeton Ministria e Lajmeve.
Në lidhje me këtë ka reaguar zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili këtë veprim e konsideroi si një provokim të rëndë.
Postimi i plotë :
Sot jemi informuar se një ngjarje dhe provokim i rëndë ka ndodhur me institucionet shkollore në Bujanoc, ku dikush ka dëmtuar muralin e krijuar nga një artist shqiptar nga Lugina e Preshevës.
Ky mural është krijuar për të falëmnderuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen që i kanë dhënë shkollave shqipe në Luginën e Preshevës për furnizimin me tekste mësimore në gjuhën shqipe.
Në cilësinë e nënkryetarit të Bujanocit, dënoj ashpër këtë akt të dëmtimit të muralit, që shpreh falëmnderime për ndihmën që iu është dhënë nxënësve shqiptarë.
Po ashtu, kërkoj që të hetohet nga organet e ndjekjes se kush janë dhunuesit e këtij murali, njëherit edhe provokues të situatës, e të cilët kanë provukuar rëndë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke prekur në institucione shkollore, çka është e pa pranueshme për ne.
Me respekt
Shqiprim Musliu