Shqipëri

Partia “Zgjidhja” regjistrohet per zgjedhjet lokale

Pas mbledhjes së Forumit Kombëtar, partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima vendosi që të regjistrohet si subjekt elektoral për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Pas këtij vendimi, ky subjekt politik doli në përfundimin se reforma zgjedhore, çështje kjo e diskutuar prej kohësh nga subjektet politike në vend të përfundojë para datës së zgjedhjeve lokale dhe atyre të përgjithshme.

Forumi Kombëtar i Partisë ZGJIDHJA vendosi që:

1-Të rregjistrohet Partia si subjekt elektoral për zgjedhjet vendore 2019.

2-ZGJIDHJA nuk shkon në zgjedhje jogjithëpërfshirëse.

3-Reforma zgjedhore duhet të bëhet përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare.