Parlamenti hollandez voton pro hapjes së negociatave për Shqipërinë
Holanda i ka dhënë ‘dritën jeshile” Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Parlamenti Holandez në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme, ka votuar me shumicë votash pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeviritare me Shqipërinë.
Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe është e gatshme të mbajë KPGJ-në e parë.
“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Hollandez! Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë KPGJ-në e parë. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit të reformës sonë.’”- shkruan ajo.