Parandalohet kontrabandë me mallra nga Serbia, sekuestrohen mbi 900 paketa “Plazma”
Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandim me mallra në Stublinë të Gjilanit.
Siç njoftohet, njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare ne mes Republikës se Kosovës dhe shtetit Serb.
“Më datë 14.04.2024 në rrugën Stublinë-Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti Peugeot me targa serbe me drejtues I.A. shtetas serb, i cili kishte hyre nga Serbia ne Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, huhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar disa pako me Plazma keks i bluar: 61 pako x 16 kutia, gjithsej 976 kuti”.