Paralajmërimi nga drejtuesit e Pfizer: Mund të na duhet të vaksinohemi për çdo vit
Sipas shefit ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, efektshmëria e dozës përforcuese të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, zgjat të paktën 12 muaj, prandaj do të jetë e nevojshme që vaksina të merret çdo vit për tu mbrojtur nga Covid, shkruan BBC

“Nuk mund të them me saktësi se sa do të zgjasë imuniteti nga doza e tretë. Bazuar në atë që kemi parë deri më tani, besoj se do të jetë i nevojshëm çdo vit vaksinimi kundër Covid për të ruajtur një nivel të lartë mbrojtjeje”, tha Bourla.
Ai e cilësoi zhvillimin e vaksinës së Pfizer-Biontech, si një dëshmi të inteligjencës dhe fuqisë njerëzore që ka shpëtuar miliona jetë. “Gjëja më e rëndësishme është se shpëtuam miliona jetë. Gjithashtu, i shpëtuam trilionë dollarë ekonomisë globale”, shtoi ai.