Lajme

Paralajmërimi i “frikshëm” i ambasadorit francez për vizat: Rrezik nëse s’dëgjohet mesazhi i Macronit

Ambasadori francez në Prishtinë, Olivier Guérot ka folur për deklaratën e presidentit të Francës, Emmanule Macron, që kishte të bënte me pezullimin e liberalizimit të vizave, të bërë muajin e kaluar në Tiranë e cila shqetësoi kosovarët

Macron në nëj konferencë me kryeministrin shqiptar Edi Rama thënë se vendi i tij ka humbur besimin dhe se po pret lëvizje nga Kosova e Serbia për kthimin e tij, duke shtuar se liberalizimin e vizave nga 1 janari 2024, Franca e ka bërë si gjest mirëbesimi ndaj Kosovës.

Kjo deklaratë e Macronit që shqetësoi kosovarët fillimisht ishte interpretuar si pezullim i menjëhershëm i liberalizimit, e më pas si kërcënim për Kosovën.

Lidhur me këtë çështje, në një intervistë për Kohën, ambasadori Guerot nuk ka folur me shumë siguri, kur është pyetur nëse kosovarët mund të lëvizin lirshëm për në Francë nga data 1 janar.

“Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidenti francez theksoi nevojën që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi. Ai nënvizoi qartë pritshmëritë e tij nga presidenti serb Vuçiq: të dënojë me vendosmërinë më të madhe aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmojë në rivendosjen e qetësisë në kufi. Shpresojmë që të ndriçohet e tëra rreth sulmit të 24 shtatorit dhe autorët e tij të dalin para drejtësisë. Ai kërkoi nga të dyja palët që të angazhohen për riorganizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin e tyre në institucionet kosovare. Ai ka apeluar në frymën e përgjegjësisë së presidentit serb Vuçiq dhe ka shprehur të njëjtat pritshmëri nga presidenti dhe nga kryeministri i Kosovës. Pikërisht në këtë kontekst ai ngriti edhe çështjen e liberalizimit të vizave, i cili ishte një gjest besimi, por që në këtë fazë nuk ishte reciprok.”, tha Guérot.

Guérot the se Macron prote që autoritetet kosovare, sikurse edhe autoritetet serbe, të respektojnë fjalën e dhënë dhe të angazhohen për të ecur përpara në javët e ardhshme.

“Në këtë fazë, përgatitjet teknike për liberalizimin e vizave më 1 janar po vazhdojnë, por do të ishte me rrezik të mos dëgjohet mesazhi politik i presidentit që sapo përkujtova.”, shtoi ai.