Lajme

Paralajmërimi i ‘fortë’- Nëse Qeveria nuk themelon Asociacionin, do të sanksionohet thellë nga SHBA-të

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj thotë se tashmë është e qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sa më shpejt që është e mundur.

Në një prononcim për GazetaBlic, Qalaj thotë se ky Asociacion duhet të formohet pasi po kërkohet nga miqtë tanë ndërkombëtar.

Kërkesa e Escobarit për themelimin e Asociacionit është kërkesë e SHBA-ve për Qeverinë e Kosovës. Mënyra se si u shpreh Escobari i cili theksoi që “nëse Qeveria e Kosovës nuk formon Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, atëherë do ta bëjmë ne”, besoj që është një mesazh i qartë për Qeverinë që ky Asociacion duhet të formohet”, tha Qalaj.

I pyetur se cilat do të jenë pasojat, nëse Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qëndrimin për Asociacionin, Qalaj thotë se është herë të flasim, por sipas tij deklaratat e fundit të Escobarit duhet të merren seriozisht, Qeveria të veprojë me kujdes të madh në hapat që do të merr tash e tutje.

“Se nëse nuk themelohet ky Asociacion, atëherë për pasojat është herët të flasim. Duhet të shikojmë se si po zhvillohen ngjarjet, unë po e shoh që është një qasje shumë serioze nga SHBA-të për shumë tema ku këtu përfshihet edhe formimi i Asociacionit, gjithmonë duke e ditur se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015 ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pikat të saj, nuk është në harmoni me Kushtetuën e Kosovës, ne duhet të jemi të kujdesshëm se si po veprojmë”, shtoi Qalaj.

“SHBA-të i kemi partnerët kryesor strategjik dhe mendoj që Qeveria e Kosovës duhe ta trajtojnë më seriozitet këtë çështje”, tha Qalaj.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi thotë se çështja e Asociacionit është në duart e Qeverisë së Kosovës.