LajmeTë fundit

Paralajmërim dramatik i Vuçiqit në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën

Do të jetë shumë më keq nëse nuk gjejmë zgjidhje për marrëdhëniet me Kosovën!

“Gjithnjë e më pak njerëz duan zgjidhje për Kosovën, sepse mendojnë se kështu si është, është mirë, sepse, ndoshta, me keq nuk mund të bëhet”, ka konstatuar kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ka vazhduar se, “përkundrazi, gjithçka do të bëhet keq nëse nuk gjendet zgjidhje për këtë problem”.

“Do të jetë më keq nëse nuk mund të gjejmë zgjidhje dhe për këtë kam frikë, brengosem dhe luftojë që taksat të hiqen, në mënyrë që të mund ta vazhdojmë dialogun. Të jem i sinqertë, nëse zgjedhim atë që është keq, që të gjithë ne që e kemi punë që ta qojmë Serbinë kah porti i qetë dhe stabil, së paku ta kemi ndërgjegjen e pastër se kemi bërë gjithë çfarë kemi mundur dhe se një lloj të përgjegjësisë të mos ia kalojmë tjerëve, siç kanë bërë të tjerët më herët dhe na kanë ngarkuar ne”, ka thënë Vuçiq në konferencë për gazetarë.

Ai ka thënë se e sheh se ku po qon zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe se si po e shikon këtë problem opinioni publik.

“Me tregimet e tyre edhe serbët edhe shqiptarët, por edhe gjysma e botës tashmë e kanë vrarë me thashethemet e tyre diçka që ende nuk është arritur dhe hapësira jonë për kompromis është ngushtuar, sepse të gjithë janë kundër tij, e as që e kanë parë, e as nuk kanë ofruar alternativë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka përkujtuar se disa flasin se duhet të presim që të shembet bota perëndimore, e nga ana tjetër, shqiptarët thonë se kanë mbetur edhe shumë pak serbë në Kosovës…

“Këto janë fjalë të kota. Popujt seriozë ndryshe i referohen ardhmërisë së vet. Derisa nuk më përzënë unë do të luftojë për ardhmëri, e si do ta kenë trimat të cilët flasin se Kosova është e jona, të cilën ata vet e kanë dorëzuar para dhjetë vjetëve, do ta shohim”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se duhet ta kuptojnë edhe interesin shqiptar, dhe se edhe ata kanë dëshira, si edhe bota e cila i ka dëshirat e veta.

“Natyrisht se ne i kemi kërkesat tona, nevojat tona të cilat po i kërkojmë, mirëpo esenca është se duhet të shikojmë edhe interesat e huaja. Shumë mirë ka thënë Merkel në Davos, se kompromisi është fitore, e jo disfatë, se kompromisi është zgjidhja më e mirë, e nëse ai ekziston do të japim gjithçka nga vetja që këtë ta bëjmë”, ka thënë Vuçiq.