Lajme

PARALAJMËRIM DRAMATIK I VUÇIQIT NË LIDHJE ME MARRËDHËNIET ME KOSOVËN

Gjithnjë e më pak njerëz duan zgjidhje për Kosovën, sepse mendojnë se kështu si është, është mirë, sepse, ndoshta, me keq nuk mund të bëhet”, ka konstatuar kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ka vazhduar se, “përkundrazi, gjithçka do të bëhet keq nëse nuk gjendet zgjidhje për këtë problem”.

“Do të jetë më keq nëse nuk mund të gjejmë zgjidhje dhe për këtë kam frikë, brengosem dhe luftojë që taksat të hiqen, në mënyrë që të mund ta vazhdojmë dialogun. Të jem i sinqertë, nëse zgjedhim atë që është keq, që të gjithë ne që e kemi punë që ta qojmë Serbinë kah porti i qetë dhe stabil, së paku ta kemi ndërgjegjen e pastër se kemi bërë gjithë çfarë kemi mundur dhe se një lloj të përgjegjësisë të mos ia kalojmë tjerëve, siç kanë bërë të tjerët më herët dhe na kanë ngarkuar ne”, ka thënë Vuçiq në konferencë për gazetarë.

Ai ka thënë se e sheh se ku po qon zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe se si po e shikon këtë problem opinioni publik.