Lajme

Para se t’u drejtohet qytetarëve, Thaçi do të takohet me Ramën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në orën 18:50

Takimi i tyre do të zhvillohet pak para se presidenti Thaçi t’u drejtohet qytetarëve, me ç’rast do të dalë të flasë në orën 20:00.

Para mediave në Presidencë, Thaçi do të flasë për herë të parë për aktakuzën e ngritur nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar.

Rama sot do ta vizitojë Kosovën për një vizitë dyditore dhe në agjendën e tij ka një takim me presidentin Thaçi.