Para nxënësve me uniforma shkolle: Kështu ekzekutohen trafikantët e drogës në Kinë
Në provincën e Hainanit në Kinë, dy trafikantë droge janë ekzekutuar në një fushë sportive, përpara qindra personave mes tyre edhe 300 nxënësve me uniforma të shkollës, për t’u treguar atyre se ç’i gjen ata nëse bëhen trafikantë.
Të dënuarit me vdekje ishin Cai Liqun dhe Huang Zhengye të cilët u shpallën fajtorë për shitje metamfetamine dhe magu, që është një përzierje metamfetamine me kafeinë, një lloj i ri droge në Kinë, dhe për transportimin e saj jashtë vendit.
Ky ekzekutim ishte pjesë e fushatës në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Drogën.