Kryesore

Para dy ditësh u fjalos me Sami Lushtakun, plagoset Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka tregur se pak minuta më parë është plagosur.

Ai, ka publikuar edhe disa fotografi, përcjell Insajderi.

Halilaj, ka treguar se është plagosur para shtëpisë së tij.


Avokati Halilaj, dy ditë më parë i kishte reaguar, Sami Lushtakut për ndihmat e shpërndara në Komunën e Skenderajt në emër të PDK-së, duke i thënë se Sami Lushtaku ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar.

Pas këtij reagimi, Halilaj në profilin e tij në facebook, ka shkruar se ka marr një telefonat nga Lushtaku. Përmes këtij postimi, avokati Halilaj thotë se kryeari i PDK-së, është nisur për tek ai.

“Miq Sami Lushtaku më kanosi, dhe sipas tij u nis në drejtim timin”, ka shkruar Halilaj

Por përvëç këtij njoftimi, Halilaj e ka sfiduar Lushtakun duke i thënë “Hajde”.

“O Sami Lushtaku je vetëm një leckë për mua, hajde”, ka shkruar Halilaj.