Papa në Shkup: Jam shumë i gëzuar që jam në vendin e shenjtores Nënë Tereza
Papa Françesku arriti të martën në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në vizitën e parë në këtë shtet të një drejtuesi të kishës katolike. Ai do të drejtojë një meshë në përkujtim të Nënë Terezës, humanistes së njohur botërore dhe fitueses së çmimit Nobel, që ka lindur në Shkup.
Ati i shenjtë, gjatë qëndrimit njëditor në Maqedoninë e Veriut u takua me presidentin në largim, Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev, i cili vizitën e Papës në Shkup, e ka vlerësuar si historike dhe që mbart mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit.
“Jam shumë i gëzuar që jam ne vendin e shenjtores Nënë Tereza dhe mund të bëj një lutje në Kishën ku ajo është pagëzuar në Kishën ‘Zemra e Shenjtë e Jezusit’”, ka theksuar kryetari i Kishës romake-katolike, Papa Françesku gjatë qëndrimit në Shkup, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Duhet të jeni të lumtur që bëni pjesë si bashkëqyetarë të kësaj gruaje të madhe”, ka theksuar Papa Françesku pas takimit që ka patur me presidentin në largim, Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev, .solidaritetit.
Papa Françesku është ndalur në rëndësinë e karakterit shumë-etnik që ka Maqedonia e Veriut si shtet.
“Përkatësitë e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjerëve, ka krijuar një mozaik të bukur, e i cili do të zbukurohet edhe më tej nëse do të dini që ta bartni këtë mozaik edhe në gjeneratat e reja”, ka theksuar Papa Françesku,
Në fokus të fjalës së tij për mediat ka qënë dhe përballja e Maqedonisë me krizën e migrantëve
“Solidariteti i juaj me ata të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre, shtëpitë, ju bën nder juve si shtet”, ka theksuar kryetari i Kishës romake-katolike, Papa Françesku
Papa Françesku më pas është përkulur para përmendores së Shën Terezës të vendosur para shtëpisë përkujtimore të shenjtores Nëna Terezë ku është takuar me liderët e komuniteteve fetare në Maqedoninë e Veriut.