KryesoreMaqedoni

Papa Francesku viziton sot Maqedoninë e Veriut

Shkupi ka mirëpritur sot Papa Françeskun. Papa Françesku u prit në aeroport  nga presidenti i vendit Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ipeshkvi i kishës katolike dhe autoritete të tjera të larta.

Ai u prit nën masa të rrepta sigurie. Papa do të mbajë një meshë në sheshin kryesor të Shkupit, vetëm pak metra larg vendit ku ka qenë shtëpia e Nënë Terezës.

Më pas do zhvillojë takime me drejtuesit shtetërorë dhe fetarë në Shkup, ndërkohë që do të mbajë edhe një meshë në kishën e vetme katolike Zemra e Shenjtë e Krishtit.

Papa do qëndrojë në Maqedoninë e Veriut pas një vizite treditore në Bullgari.

Pavarësisht se në shumicë të krishterë ortodoksë, myslimanë dhe një pakicë katolike, vizita e Papës po pritet me padurim.

Një prej qëllimeve të vizitës së Papës është përmirësimi i marrëdhënieve me kishat ortodokse si pjesë e planit të Vatikanit për bashkimin e degëve lindore dhe perëndimore të krishterimit që u ndanë në vitin 1054.

 Papa Françesku do qëndrojë sot (7 maj) në Shkup, vendlindjen e shenjtores shqiptare Shën Tereza.