Pamjet fantastike, “Arena Kombëtare” duket gati për testin gjeneral
Kur kanë mbetur vetëm 10 ditë nga ndeshja me Francën, gara për një biletë në “Arenën Kombëtare” është bërë e ethshme.
Radhë për bileta nga tifozët që dëshirojnë të jenë të pranishëm në stadiumin e ri. Dhe me të drejtë! Imazhet më të fundit, si në pjesën e brendshme, ashtu edhe në sheshet jashtë impiantit, janë thjesht fantastike.
Çdo gjë në stadium duket në vendin e vet, me tribunat dhe fushën që kanë marrë formë. “Arena Kombëtare” duket gati për testin e kësaj të diele, me ndeshjen e futbollit të femrave ndërmjet Vllaznisë dhe Apolonisë.
Prova gjenerale, pas të cilës pritet të vijë edhe “drita jeshile” nga UEFA, do të zhvillohet në mbrëmje dhe për këtë arsye në stadium po kryhen vazhdimisht teste të impiantit të ndriçimit, për një spektakël të mrekullueshëm dritash.