Lajme

Pal Lekaj reagon pas vendimit për taksën, poston foto të Kurtit me Bërnabiqin

Anëtari i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës pjesërisht.

Taksa ishte vendosur nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, në vitin 2018 pas lobimit të Serbisë kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Fatmirësisht populli shqiptar nuk u udhëheq gjatë viteve 1998/99 nga ju zotri Kurti”, ka thënë Lekaj.

Kurti vendosi të largojë taksën prej datës 15 mars për lëndën e që vjen nga Bosnja e Serbia, ndërsa me 1 prill do të largohet taksa përfundimisht për një periudhë 90-ditore.