Lajme

Pajaziti uron Kryetarin e ri të Degës së PVD-së në Bujanoc

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, në zgjedhjet e rregullta brendapartiake, të përfunduara sonte me mbajtjen e Kuvendit të Degës në Bujanoc, zgjodhi Dr Burhan Halilin për kryetar Dege. Me këtë rast, Kryetari i Degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti ka uruar kryetarin e ri të degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, Dr, Burhan Halilin dhe ka përshëndetur Kuvendin Zgjedhor të PVD-së në Bujanoc.

Statusi i Pajazitit :

Përshëndes Kuvendin Zgjedhor të Degës së PVD-së në Bujanoc dhe zgjedhjen e Burhan Halilit për kryetar të saj.
Specifikat e Bujanocit nuk lënë hapsirë tjetër manovruese përbrenda spektrit politik shqiptarë përveç bashkëpunimit.
Shpresojmë se z.Halili do të sjell një frymë të re në raportet tona ndërpartiake, gjë që ka munguar deri më tash tek subjekti të cilin ai do ta drejtojë.
APN e sheh si të domosdoshëm unifikimin e faktorit politik shqiptarë marrë parasysh sfidat të cilat na presin.
Urime doktor dhe ju priftë e mbara,